Ish-prokurorja e PSP-së, Fatime Fetari prej sot edhe zyrtarisht është prokurore në Prokurorinë e Lartë në Shkup. Zgjedhjet e prokurorëve në Prokurorinë e Lartë dhe në Prokurorinë për Luftimin e Krimit dhe Korrupsionit ajo e vlerësoi si hap pozitiv në drejtim të rritjes së potencialit, dhe me këtë edhe të efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.

Pas betimit të dhënë në Këshillin e Prokurorëve Publikë, prokurorja Fetai tha se hap pozitiv gjithashtu është vendosja transparencës në procesin e zgjedhjes dhe avancimit në Prokurorinë e Lartë në Shkup.

“Pres që lufta për drejtësi, lufta kundër krimit të vazhdojë me rritëm më të fuqishëm. Tani nga një pozitë më ndryshe dhe më të lartë, pres që sa më shpejt të zgjidhen edhe kolegët tjerë të ish-PSP-së dhe kolegë të tjerë të cilët janë dëshmuar si profesionistë””, tha Fetai.

Ndryshe, prokurorët e rinj në Prokurorinë e Lartë janë Fatime Fetai, Naum Panovski, Sasho Rajçev, Burim Rustemi dhe Snezhana Bundallevska – Georgieva./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Fatime Fetai: Pres që lufta për drejtësi të vazhdojë me rritëm më të fortë appeared first on Telegrafi.