Fakulteti Juridik i UT-së dorëzoi vendimin për shkarkim të Artan Grubit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin e Tetovës, Safet Emurlli, njoftoi se Artan Grubit, i cili është i punësuar si profesor në Departamentin e Gazetarisë, i është dërguar vendim për shkarkim.

Një pjesë e mediave bënë me dije se procedura e largimit nga puna ka nisur pasi ai nuk është paraqitur në punë gjatë muajit dhjetor. Grubi ishte i punësuar aty që nga viti 2012 dhe për shkak të kryerjes së funksionit publik, pozita qëndroi pa punë deri në gusht të vitit 2024 kur u kthye në punë.

“Procedura ka përfunduar me shkarkimin e personit të përmendur. Pra nuk është më i punësuar në Universitetin e Tetovës. Dorëheqja është dërguar me postë dhe në mënyrë elektronike në e-mailin zyrtar”, tha Emurlli për AIM-n.

Në përputhje me nenin 82 të Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, thuhet se punëdhënësi mund t’ia anulojë kontratën e punës punëmarrësit pa paralajmërim në rast të shkeljes së rendit dhe disiplinës së punës ose mospërmbushjes së detyrimeve të punës të përcaktuara me këtë ose ligj tjetër, kontrata kolektive, rregullat për rendin dhe disiplinën e punës dhe kontratën e punës, e veçanërisht nëse punëmarrësi mungon në mënyrë të paarsyeshme nga puna për tri ditë pune radhazi ose pesë ditë pune gjatë vitit.

Advertisement

Më 9 dhjetor 2024, Grubi u fut në Listën e Zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, nga ku treguan se së bashku me një gjyqtar janë përfshirë në korrupsion të madh duke marrë ryshfet për rastet që kanë të bëjnë me Sasho Mijallkov. Ndaj tij ka nisur edhe procedimi penal për çështjen “Lotaria Shtetërore”.

The post Fakulteti Juridik i UT-së dorëzoi vendimin për shkarkim të Artan Grubit appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy