Pas shpalljes së “gjendjes së alarmit”, për shkak të numrit të madh të të infektuarve nga Covid-19, një ekip studiuesish AGR-141 (për ushqimin, të ushqyerit dhe shëndetin) nga Universiteti i Granadës nga Spanja, në bashkëpunim me partnerë të tjerë në Evropë, janë duke zhvilluar një studim shkencor për të vlerësuar ndikimin e izolimit gjatë pandemisë Covid-19, në zakonet e të ushqyerit të popullsisë.
Objektivi i këtij hulumtimi, është përqendruar te ndryshimet në zakonet e të ushqyerit brenda popullsisë shqiptare gjatë periudhës së pandemisë.
Ky studim aplikon rregullat ligjore në lidhje me besueshmërinë dhe politikën e mbrojtjes së të dhënave. Pyetësori i mëposhtëm u drejtohet qytetarëve të rritur të Shqipërisë, të cilët duke iu përgjigjur pyetjeve ofrojnë pëlqimin e tyre për pjesëmarrjen e tyre vullnetare në studim.
Pyetësori është përkthyer në 14 gjuhë të ndryshme, dhe i njëjti është duke u zhvilluar në 18 vende evropiane njëherazi.
Pyetjet e juaja në lidhje me këtë projekt kërkimor – shkencor, mund t’i drejtoni tek hulumtuesit kryesorë: Celia Rodríguez Pérez ([email protected]) dhe María Dolores Ruiz López ([email protected]).
Ndërkaq, përgjegjës për studimin nga Universiteti i Tetovës, janë: prodekani për shkencë i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit Doc. Dr. Erhan Sulejmani, ([email protected]) dhe shefi i këtij programit studimor, Doc. Dr. Gafur Xhabiri ([email protected]). Të gjithë të interesuarit nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, që dëshirojnë të njihen më në detaje me këtë studim, mund të informohen përmes këtyre linqeve:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdOYmemHoAksu1cznd79vMjIZx9FTnJ1xrBEuUyZNndJpryFg/vieëform?usp=sf_link
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdv3mZj92C4RXB3gFUD-ctlcspntIXULzDShoh-zHA9JqeOTë/vieëform?usp=sf_link
Prof. Dr. Xhezair Idrizi – dekan i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, përfshirjen në këtë studim, të fakultetit që ai e drejton e konsideron si një obligim dhe mundësi për të kontribuar për njerëzimin në këtë kohë pandemie.
“Përfshirja e pedagogëve tanë, në këtë hulumtim, është për t’u përshëndetur, aq më tepër që Covid -19, duhet studiuar në shumë aspekte shkencore. Bota, sot përballet me sfidën më të madhe që e kërcënon shëndetin e mbarë shoqërisë, ndaj kontributi i mjekëve, shkencëtarëve dhe ekspertëve të ushqimit në këtë periudhë është tejet i rëndësishëm”- theksoi dekani, Prof. Dr. Xhezair Idrizi. FTUU i Universitetit të Tetovës, tashmë vite me radhë zhvillon një veprimtari të ngjeshur mësimore-shkencore dhe është partner në disa projekte ndërkombëtare.
Fakulteti i UT-së pjesë e projektit hulumtues evropian- Të ushqyerit gjatë pandemisë!
Share.