Fakultetet private: Mbështetje financiare për të gjithë studentët e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Konfederata e fakulteteve private konsiderojnë se Dekreti me fuqi ligjore i Qeverisë për dhënie kartelë pagesore, si mbështetje financiare për persona të rinj, i vendos në pabarazi studentët nga universitetet private.

Konfederata thekson se në vendim janë përfshirë shtetasit prej 16 deri 29 vjet, të cilët janë në shkollë të mesme apo n fakultete shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo do të thotë se këtë mbështetje nuk do ta marrin studentët nga fakultetet private, dhe i vendos ata në pabarazi. Me këtë shkelet e drejta kushtetuese e studentëve që të kenë mundësi të njëjta për ndihmë financiare nga buxheti shtetëror në kushte pandemia”, thuhet në reagim.

Konfederata e cila ka diskutuar Dekretin në mbledhje para dy ditëve, në reagimin për kërkesën e mbështetjes financiare për gjithë studentët, thekson se gjatë caktimit të të drejtave të qytetarëve, Kushtetuta nuk bën dallim mes studentit në universitet publik apo privat dhe se studentët nga universitetet private janë të diskriminuar dhe u është shkelur e drejta e barazisë, që garantohet me nenin 9 të Kushtetutës dhe Ligjit për arsim të lartë.

Advertisement

“Nga këtu, konfederata e universiteteve private, kërkon që sa më shpejt të përmirësohet kjo padrejtësi dhe t’u ndahet ndihmë financiare të gjithë studentëve, duke përfshirë edhe studentët nga universitetet private”, thuhet në reagim./Telegrafi/

The post Fakultetet private: Mbështetje financiare për të gjithë studentët e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy