Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli u shpreh se deklarimet e Talat Xhaferit se opozita bën obstruksion në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime janë ikje nga përgjegjësia e shumicës parlamentare dhe mos-pasje vullnet për t’u ulur dhe bashkëpunuar.

Ai i bën thirrje Xhaferit të jetë korrekt në prononcimet e tij dhe mospasjen e vullnetit politik për kompromis me opozitën dhe, siç thotë Zendeli, mos e arsyetojë me gjoja bllokime dhe obstruksione nga ana e opozitës.

“Kryetari i kuvendit i ka të gjitha autorizimet normative që të thirrë mbledhje të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, por ai këtë nuk e bën?! Unë jam deputet me përvojë në kuvendin republikan me punën dhe angazhimin tim politik kam treguar pjekuri dhe vizion për marrjen e vendimeve të rënda politike. Jam anëtarë i Komisionit për zgjedhje dhe emërime në dy përbërje parlamentare dhe kam qenë i hapur dhe konstruktiv në vendimmarrjen dhe funksionimin e këtij komisioni”, u shpreh Zendeli.


Xhaferi: Kuvendi për momentin nuk mund të zgjedh gjykatës të ri kushtetues
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai ripërsëriti qëndrimin se për çështje që janë në interes të qytetarëve dhe procesit eurointegrues të vendit, janë të gatshëm të ulen dhe të bisedojnë por, siç thotë Zendeli, ne nuk do të bëhemi vegël dhe instrument i politikave të dështuara të dyshesh LSDM-BDI./Telegrafi/

The post Fadil Zendeli reagon ndaj Talat Xhaferit: Nuk bëhemi vegël e politikave të dështuara LSDM-BDI appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";