“Evropa nuk na kupton” – intelektualët bullgarë kundër memorandumit për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tridhjetë historianë, shkencëtarë, profesorë universitarë dhe figura publike bullgare kanë lëshuar letër të përbashkët për publikun kundër memorandumit të dërguar nga Sofja për vendet anëtare të BE-së duke përshkruar akuza serioze dhe vija të kuqe gjatë rrugës së Shkupit drejt BE-së.

Në letrën “Evropa nuk na kupton”, transmetuar nga “mediapool.bg”, ata këmbëngulin në “ndryshim thelbësor të paradigmës në të menduarit historik” dhe shkruajnë se nuk pajtohen që “Maqedonia e Veriut të paraqitet vetëm si vend që nuk merret me të kaluarën e vet”. Sipas tyre, Sofja demonstron kuptime të vjetruara dhe bën pretendime të paqëndrueshme dhe naive kundër Maqedonisë të Veriut.

Nënshkruesit e letrës së përbashkët besojnë se memorandumi nuk pasqyron arritjet e shumë historianëve bullgarë në dekadat e fundit dhe është i pakuptueshëm edhe për Evropën.

“Ne nuk e shohim se si Evropa mund t’i kuptojë tezat e disa studiuesve bullgarë me ndikim institucional, të cilët nuk flasin gjuhën e historiografisë moderne ose shkencave bashkëkohore humane dhe shoqërore. Memorandumi nuk pasqyron parimet dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian”, thuhet në letër. Rikujtojnë se kohët e fundit bashkëkrysuesi i Komisionit të përbashkët të ekspertëve multidisiplinar bullgaro-maqedonas për Çështje Historike dhe Edukative, Angel Dimitrov, deklaroi se memorandumi bullgar pasqyron arritjet e “shkencës historike bullgare”, ndërsa disa ditë më parë, anëtari i Komisionit të lartpërmendur u ankua tek mediat bullgare që “Evropa nuk na kupton”.

Advertisement

Mbështetësit e qëndrimit kundër memorandumit nuk pajtohen që Maqedonia e Veriut duhet të paraqitet si vend që nuk “merret me të kaluarën e vet”.

Ata gjithashtu konsiderojnë se pretendimet në memorandum për identitetin e “shumicës dërrmuese të popullsisë sllave në Maqedoni” janë historikisht naive dhe nuk korrespondojnë me arritjet e historiografisë moderne, shkencës sociale dhe humanitare. Sipas tyre, këto pretendime i nënshtrohen kuptimit të vjetruar të “historisë kombëtare”, e cila sot është e papërshtatshme në lidhje me shkencën kritike historike.

“Ne jemi të vetëdijshëm se të gjitha gjuhët e standardizuara në një farë kuptimi janë artificiale aq sa norma letrare gjithmonë ndërhyn në dialektet e folura dhe përcakton se cilat elemente të tyre janë “të sakta” dhe cilat “të pasakta”. Për ne, pretendimet për datën e lindjes së një kombi dhe gjuhe janë të pambështetura shkencërisht dhe janë në kundërshtim me arritjet e shkencës historike si dhe shkencave shoqërore dhe humane në përgjithësi. Megjithëse e pranojmë konceptin e “historisë së përbashkët”, ne kundërshtojmë interpretimet e saj elementar si dhe përdorimin e saj për të imponuar rrëfim të vetëm – në këtë rast, historinë zyrtare të së kaluarës së Bullgarisë”, nënvizojnë intelektualët bullgarë.

Ata theksojnë se pretendimi i historisë së përbashkët deri në vitin 1944 i interpretuar në mënyrë të njëanshme si bullgare, është jo bindës. Ata besojnë se koncepte të tilla si “historia e përbashkët” dhe “historia e ndërthurur” mund të pasurojnë mirëkuptimin e ndërsjellë të së kaluarës.

Advertisement

“Numri i viktimave të regjimit komunist jugosllav në Maqedoni është veçanërisht qesharak në memorandum. Ai tejkalon të gjithë parametrat e arsyeshëm dhe komprometon këmbënguljen e bazuar nga ana e Bullgarisë për t’iu përmbajtur fakteve dhe dokumenteve. Ne besojmë se është i nevojshëm ndryshim thelbësor në paradigmën e mendimit historik dhe për ta arritur atë, është koha të hapim dhe mediat bullgare”, konkludojnë tridhjetë historianë, shkencëtarë, profesorë universitarë dhe figura publike bullgare në letrën e përbashkët duke shprehur kundërshtimin e tyre mbi memorandumin me të cilin Bullgaria kushtëzon fillimin e negociatave të pranimit të Maqedonisë të Veriut me BE-në.

The post “Evropa nuk na kupton” – intelektualët bullgarë kundër memorandumit për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy