Avokati i Popullit, Naser Ziberi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se një numër shumë i madh i ankesave janë si rezultat i faturave shumë të larta nga ana e EVN-së kryesisht dhe në këtë drejtim ai potencoi se duhet të intervenohet urgjentisht.

Ai theksoi se operatorët që bëjnë furnizimin me energji elektrike janë të obliguar që një herë në vit të bëjnë leximin e matësit të energjisë elektrike.

“EVN faturon llogari paushalle pa e lexuar matësin e energjisë elektrike dhe jo çdoherë faturat e muajit pasardhës korrigjohen prandaj Avokati i Popoullit do të ngrejë iniciativën që këto operatorë të bëjnë leximin më të shpeshtë të matësve nëse jo për çdo muaj së paku në dy muaj që të tejkalohet kjo problematikë”, deklaroi Ziberi.

The post EVN faturon llogari paushalle, thotë Naser Ziberi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";