Europol-i dhe Interpol-i së bashku me Policinë e Maqedonisë, janë në kërkim të mashtruesve me lajme të rreme për tregtimin e kriptovalutave, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup. Disa gjurmë të faqeve mashtruese çojnë në adresa në Britani, në Shtetet e Bashkuara e Singapor dhe kërkojnë futjen e të dhënave personale për tregtimin e kriptovalutave. Politikanët dhe gazetarët që janë abuzuar në mashtrim kanë bërë tashmë denoncime.

Dy klikime të gabuara në internet dhe menjëherë do të merrni një thirrje në celularin juan nga një numër i dyshimtë me prefiks të huaj.

Të përgjigjeni apo jo?

Këtë pyetje e ka bërë 48-vjeçari Petar nga Shkupi, i cili ka klikuar në një link me një lajm të rremë, në të cilin është keqpërdorur emri dhe fotografia e një gazetareje maqedonase, ku thuhet rrejshëm se ajo ka vdekur në rrethana të dyshimta, pasi ka njoftuar se si u pasurua shpejt përmes kriptovalutave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fushata me mashtrime të tilla ka të paktën dy javë që është aktive në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. Janë publikuar linqe e lajme të rreme për personazhe publike maqedonase, të cilat imitojnë media të njohura për audiencën. Janë keqpërdorur emrat e ish-kryeministrit Zoran Zaev, kryeministrit aktual, Hristijan Mickoski, si dhe shumë emra gazetarësh.

Në tekstet që ka analizuar Radio Evropa e Lirë pretendohet se duke klikuar thjesht në link, qytetarët mund të fillojnë të pasurohen. Ueb-faqe të tilla krijohen çdo ditë me personazhe të rinj, por me të njëjtin rrëfim, i cili mund të ju çojë në llogari boshe.

Tri platforma të supozuara të tregtimit të kriptomonedhave të quajtura “nearstedge”, Bitapp24 dhe Immediate codex po ofrohen përmes disa faqeve të rreme. Pasi të klikoni në një nga këto platforma të supozuara të tregtimit të kriptomonedhave, do të shihni se të gjitha kanë të njëjtën faqe të parë, vetëm emri i ueb-faqes është i ndryshëm. Gjurmët fillestare në internet tregojnë se kjo fushatë filloi në dhjetor të vitit të kaluar me platformën e pretenduar Bittap, e cila tani tregon se është në punë.

Linku që klikoi Petar e çoi atë në një platformë të supozuar të quajtur “nearstedge”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Platforma, sipas të dhënave të disponueshme publikisht, është themeluar në shkurt të këtij viti, me status joaktiv. Kjo platformë ofrohet edhe në intervistën false të publikuar së fundmi me ish-drejtorin e Zonës së Zhvillimit Industrial Teknologjik dhe tashmë drejtor i një kompani private Kostal, Viktor Mizo.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Mizo thotë se ai dhe kolegët e tij e kanë raportuar rastin në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ai nuk ka profil në Facebook dhe Instagram, ndaj lajmin e ka mësuar përmes mesazheve të miqve. Ata, gjithashtu, i shkruanin për ta pyetur nëse është e vërtetë intervista e sajuar në të cilën ai flet se si u pasurua me kriptovaluta.

“Ky është abuzim i të dhënave personale dhe privatësisë, mashtrim… Mendoj se diku kishte një njoftim se kisha vdekur, kështu që u ringjalla dhe po flisja me njerëzit. Nuk e di se cili është qëllimi i këtyre abuzimeve dhe mashtrimeve dhe çfarë mendojnë njerëzit – se këtu jemi David Beckham, Messi apo Warren Buffett, kështu që ne kemi thënë diçka në Maqedoni dhe njerëzit do ta besojnë. Është, gjithashtu, e çuditshme sesi zgjidhen nga njerëz që dikush do t’u besonte diçka që ata thoshin”, thotë Viktor Mizo.

Sipas hulumtimit të REL-it, pasi hapet faqja e internetit me platformën e pretenduar tregtare, aktivizohet një login në të, duke kërkuar futjen e të dhënave personale si emri, mbiemri, e-maili dhe numri i telefonit dhe marrja e informacionit se porosia është bërë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Menjëherë pas kësaj fillon kërkimi i të dhënave nga kartela bankare, domethënë përdoruesit i kërkohet të blejë kriptomonedhë, me shkronja me font më të vogël që ju njoftojnë se e pranoni vetë rrezikun e tregtimit, që do të thotë se edhe nëse humbasin paratë, nuk ka kujt t’i ankoheni.

Policia maqedonase tashmë ka nisur hetimet për këto mashtrime pasi ka marrë disa raportime.

“Duke qenë se autorët janë nga jashtë, jemi duke u koordinuar me Europol-in dhe Interpol-in dhe për rastet është njoftuar edhe Prokuroria”, thuhet në përgjigjen e MPB -së për Radion Evropa e Lirë.

Sektori për hetimin e krimit kibernetik i Ministrisë së Brendshme u bëri thirrje qytetarëve që të mos hapin linqe të dyshimta dhe dokumente bashkëngjitur mesazheve që nuk vijnë nga dërgues të verifikuar të njohur për ta./REL/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Europol dhe policia e Maqedonisë në kërkim të mashtruesve me lajme të rreme për kriptovalutat appeared first on Telegrafi.