Deklarata provokuese për çështje historike të Maqedonisë kanë dhënë përfaqësuesit e qeverisë bullgare. Kjo thuhet në raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dje në momentin e fundit, grupi i të Gjelbërve dhe Socialistëve në Parlamentin Evropian ka propozuar për ndryshime dhe plotësim në raportin me përmbajtje jashtëzakonisht të ekuilibruar, të njëanshme dhe të padrejtë ndaj Bullgarisë. Në to, zyrtarët e qeverisë bullgare u akuzuan për “deklarata provokuese mbi çështje historike” që prekën Maqedoninë e Veriut dhe u bënë thirrje autoriteteve bullgare të përmbahen nga deklarata të tilla, megjithë fushatën zgjedhore në vazhdim në Bullgari”, shkruan Agjencia e lajmeve bullgare “BGNES”.

Sipas Agjencisë bullgare “teksti, porositur nga autoritetet e Shkupit, shkon aq larg sa të mirëpresë përgjigjen e pjekur dhe të ekuilibruar ndaj këtyre provokimeve nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut”./Telegrafi/

The post Eurodeputetët kërkojnë nga autoritetet bullgare të ndalojnë me deklarata provokuese për Maqedoninë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";