Ethet e Nilit në RMV, epidemiologët me thirrje për dezinsektim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rasti i tretë me Ethet e Nilit Perëndimor  që u regjistrua në Tetovë tek një grua 60 vjeçare duhet të ndez alarmin sepse pacientja sëmundjen e ka marrë në vendin e vet, fakt që dëshmon se virusi qarkullon edhe në shtetin tonë.
Autoritetet me thirrje që ta marrin çështjen seriozisht dhe të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave sespe infektimi merret vetëm me kafshim nga ky insekt.
“Patjetër duhet t’i parandalojmë me masat e patjetërsueshme, pra,  dezinsektimi kundër mushkonjave, të cilat janë bartësit kryesor dhe me gjasë do të kemi problem sepse tashmë virusi është tek 4 lloje mushkonjash. Kështu që masat duhet të ndërmmeren me kohë”, u shpreh epidemiologu Sashko Ollumçev.
Epidemiologu Ollumçev thotë se nuk duhet krijuar panikë tek qytetarët dhe se infektimi kalon me lehtësi dhe  mundësitë për komplikime mund të paraqiten te një numër shumë i vogël i të infektuarve.
“Komplikimet për fat të mirë mund të ndodhin tek një numër shumë i vogël i të sëmurve, tek 1 përqind ose më pak… Paraqitet një sindrom i përgjithshëm infektiv, me kokëdhimbje, me temperaturë të ngritur, ndoshta jo edhe përherë. Shumica kalon me gjendje asimptomatike, ndoshta edhe nuk shfaqin asnjë simptom, por pjesa më e vogël e të infektuarve shfaq një pasqyrë të lehtë klinike, e cila kalon për 4 deri më 7 ditë”, theksoi Ollumçev.
Nuk ka terapi specifike apo vakcinë kundër Etheve të Nilit Perëndimor ndërsa trajtimi ka për qëllim kryesisht kurimin e simptomave. /rtvm2

The post Ethet e Nilit në RMV, epidemiologët me thirrje për dezinsektim appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy