Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV njofton se është hartuar projektligji i ri për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, i cili është ngarkuar në sistemin ENER të qeverisë (Regjistri Kombëtar Elektronik i Rregulloreve).

Me miratimin e tij do të zëvendësohet ligji aktual i vitit 2008.

“Të gjithë qytetarët e interesuar mund të kontribuojnë në miratimin e versionit më të mirë që do të dërgohet në procedurë parlamentare. Projektligji përfshin sugjerime nga shtëpitë botuese në Maqedoni, me përfaqësuesit e të cilave kryesia e Ministrisë së Arsimit dhe Shërbimit Pedagogjik pati një takim pune konstruktiv”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Nga atje shtojnë se ligji i ri duhet të sigurojë prodhimin e teksteve me përmbajtje më cilësore, të zvogëlojë gjasat për gabime si në të kaluarën dhe të thjeshtojë procedurën e prokurimit, në mënyrë që tekstet të dërgohen në shkolla në kohën e duhur./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Është përgatitur projektligji i ri i teksteve shkollore në Maqedoni, opinioni mund të bëjë sugjerime appeared first on Telegrafi.