Këshilli vlerësues i Gjykatës Themelore Penale Shkup e miratoi në tërësi aktakuzën kundër Ljupço Palevskit – organizatori i vrasjeve brutale të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovskit.

Me këtë Palevski zyrtarisht dyshohet për dy krime “vrasje” dhe dy krime “kidnapim”. Mbetet për t’u parë nëse gjyqi për të akuzuarit e tjerë të bashkëautoreve do të nisë më 4 shtator.

“Për të njëjtën ngjarje penalo-juridike paraprakisht janë akuzuar edhe 4 persona të tjerë për të cilët është ngritur rasti i cili është caktuar për datën 04.09.2024 dhe për çdo ndryshim të datës do të njoftohen menjëherë palët dhe opinioni”, thonë nga Gjykata./Telegrafi/

The post Është miratuar aktakuza në tërësi ndaj Palços për vrasjen e Vanjës dhe Pançes appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";