Është identifikuar lloji i virusit britanik në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë analizës së të dhënave nga pacientët pozitivë në janar, në një laborator privat për gjenetikë dhe ilaçe të personalizuara në klinikën Zhan Mitrev, një mutacion i llojit britanik të virusit SarsCov 2 u zbulua në një një burrë 46-vjeçar që tashmë është shëruar, gjegjësisht në bazën e të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik pacienti nga 22 janari 2021 është regjistruar si i shëruar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Sipas informacionit nga ISHP, pacienti për herë të parë në 29 dhjetor 2020, për shkak të etheve dhe gulçimit, ka bërë një test të shpejtë. Testi ishte pozitiv. Disa ditë më vonë, më 4 janar 2021, ai u paraqit për një ekzaminim në spitalin privat Zhan Mitrev, ku iu nënshtrua një testi PCR i cili ishte pozitiv dhe pacienti u shtrua menjëherë në spitalin privat. Më 15 janar, një tjetër provë pozitive u krye në spital.

Në anketën epidemiologjike, pacienti nuk raportoi ndonjë kontakt ose deklaroi se kishte udhëtuar jashtë vendit.

Laboratori në spitalin Zhan Mitrev me një metodë të veçantë PCR përcaktoi që pacienti dyshohej për një mutacion në virus, ndërsa pastaj iu është bërë sekuencimi i izolimit. Sipas informacionit të përcjellë në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet që përcaktojnë llojin britanik janë identifikuar në izolimin e këtij pacienti. Mostrat e tjera të analizuara në laboratorin privat nuk zbuluan llojin britanik të SarsCov2”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Është identifikuar lloji i virusit britanik në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy