Një nga shtetasit maqedonas të zhdukur nga Halkidiki është gjetur i gjallë dhe është në gjendje relativisht të mirë shëndetësore, konfirmojnë për korrespondentin e AIM-s nga Athina, burime nga Shërbimi Bregdetar i Greqisë.
Sipas të njëjtave informacione bëhet fjalë për një shtetas 30-vjeçar të Maqedonisë së Veriut, i cili pas më shumë se 17 orësh zhdukje është gjetur nga një anije mallrash që lundronte afër në zonën detare në jugperëndim të Kasandrës.
Vazhdojnë aksionet dhe kërkimet e shërbimit të bregdetit grek, ekipit grek të shpëtimit dhe shpëtimtarëve vullnetarë për gjetjen e personit të dytë të zhdukur.
The post Është gjetur i gjallë një nga shtetasit e Maqedonisë të zhdukur nga Halkidiki appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";