Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, numri i foshnjave të vdekura në vend ka shënuar rënie që nga viti 2014.

Në vitin 2014, numri i foshnjave të vdekura ishte 233, ndërsa në vitin 2016, kanë vdekur më shumë foshnja, pra 273.

Numri i foshnjave të vdekura në vitin 2023 është reduktuar në 30 të vdekur, 17 meshkuj dhe 13 foshnje femra.

Gjithashtu, numri i të porsalindurve në vitin 2023 është ulur me 7.4 për qind, krahasuar me një vit më parë 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç njofton ESHS, gjatë vitit të kaluar 2023 kanë lindur 14 fëmijë nga nëna nën moshën 15 vjeçare. Mosha mesatare e nënave gjatë numrit të përgjithshëm të lindjeve është 29.6 vjeç, ndërsa për nënat që kanë lindur për herë të parë 28.1 vjeç./Telegrafi/

The post ESHS: Shënon rënie numri i foshnjave të vdekura në Maqedoni appeared first on Telegrafi.