ESHS: Rritet dukshëm numri i lejeve për ndërtim në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i lejeve për ndërtim në krahasim me muajin dhe vitin paraprak.

“Gjatë muajit maj të vitit 2022 janë dhënë 323 leje ndërtimi, që është për 7.7 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror për Statistika, duke sqaruar që vlerë e përgjithshme e këtyre objekteve do të jetë 4.305.833.000 denarë, apo 23.3 përqind më shumë se maji i kaluar.

Nga 323 lejet e dhëna, 123 janë për rekonstruktim, ndërsa 146 për ndërtime të larta.

Në 147 objekte, investitori është person fizik.

Advertisement

“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 510 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 49 178 metra katror”, raportoi Enti.

Më së shumti leje janë dhënë në Gositivar (38), Strumicë (24), Kumanovë (20), Bërvenicë (16), Veles (12), etj.

The post ESHS: Rritet dukshëm numri i lejeve për ndërtim në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy