ESHS: Numri i përgjithshëm i qytetarëve mund të rritet pas përpunimit të të dhënave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

1 milion e 832 mijë e 696 persona u regjistruan gjithsej si popullsi rezidente në vend. Të regjistruara po ashtu janë 569 mijë e 175 amvisëri dhe 837 mijë e 255 banesa. Ndërsa janë vetregjistruar edhe 204.805 qytetarë që jetojnë jashtë vendit.

Enti i Statistikës thonë se ka përfshirë të gjitha objektet e banimit kurse numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar mund të rritet pas kryqëzimit të të dhënave.

“Atje ku përskaj disa përpjekjeve nuk është vendosur kontakt me qytetarët, ata janë ftuar të paraqiten në zyrat e komunave. Ata që nuk kanë arritur ta bëjnë atë, përsëri do të jenë pjesë e regjistrimit sepse pritet të jenë te ndonjëra nga bazat gjatë përpunimit të të dhënave”, deklaroi Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikës.

Ai është i bindur se numri i personave që nuk janë regjistruar është më i ulët se 10 mijë. Të dhënat e tyre pritet të gjendet në ndonjërën nga bazat e të dhënave në institucionet e vendit. Për personat që kanë refuzuar të regjistrohen e që janë shumë të paktë në numër, Enti i Statistikës do të fillojë procedurë për përgjegjësi në organet e rendit.

Advertisement

Nga diaspora janë vetëregjistruar 204 mijë e 805 persona. Pjesa më e madhe nga vendet e Evropës perëndimore dhe shumë pak nga vendet përtej oqeanit.

Zv/drejtori i Entit të Statistikës thotë se të dhënat e regjistrimit duhet të përpunohen për një afat prej gjashtë muajsh, por ai beson se kjo mund të bëhet shumë më shpejt, pak para ose pas vitit të ri.

 

The post ESHS: Numri i përgjithshëm i qytetarëve mund të rritet pas përpunimit të të dhënave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy