Numri i lejeve të dhëna për ndërtim në shkurt të vitit 2025 është zvogëluar për 23.8% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Gjatë muajit shkurt të vitit 2025 janë dhënë 272 leje ndërtimi, që është për 29.7% më pak krahasuar më muajin e njëjtë të vitit paraprak, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS).

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 901 041 mijë denarë, që është për 44.4 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 137 (50.4%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 73 (26.8%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 62 (22.8%) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 272 të objekteve, tek 122 (44.9%) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 150 (55.1%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 635 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 51 075 m2, njofton ESHS.

The post ESHS: Numri i lejeve për ndërtim në shkurt është ulur për 29.7% appeared first on Telegrafi.