Enti Shtetëror për Statistika i ka demantuar informacionet që shpërndahen në opinion se ekziston mundësi për vetë-regjistrim, edhe për personat të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë.
Nga ESHS thonë se këto janë dezinformata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kusht i parë është personat që janë regjistruar të jenë në bazën e shtetasve të MPB-së. Pas kryqëzimit të bazave, ata persona të cilët mungojnë, do të mënjanohen, edhe pse tentuan të regjistrohen me numër amë të pasivizuar. ESHS vepron sipas metodologjisë serioze dhe udhëhiqet sipas standardeve më të ashpra dhe më bashkëkohore të kontrolleve gjatë regjistrimit dhe çdo tentim për dezinformim dhe manipulim me popullatën do të demantohet menjëherë”, sqarojnë nga ESHS në një postim në Facebook.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë në RMV ka nisur më 1 mars, ndërsa do të përfundojë më 21 prill./Telegrafi/
The post ESHS: Nuk mund të regjistrohen personat që kanë hequr dorë nga shtetësia e RMV-së appeared first on Telegrafi.