ESHS: Në RMV rritet numri i divorceve dhe ulet numri i martesave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e fundit të vitit 2024 janë regjistruar 601 shkurorëzime, që paraqet një rritje prej 23,9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në të njëjtën kohë, numri i martesave të lidhura është ulur me 14.7%, me 2430 martesa të regjistruara.

Analizat sociologjike tregojnë se faktori kryesor pas rritjes së numrit të divorceve është martesa e nxituar pa njohjen e duhur të partnerëve. Mungesa e komunikimit, dallimet në vlerat e jetës dhe vështirësitë financiare rrisin më tej rrezikun e ndarjes së martesës. Përveç kësaj, ndërhyrja e familjeve në jetën bashkëshortore dhe pamundësia e çifteve të reja për të jetuar të pavarur krijojnë tensione shtesë që shpesh çojnë në ndarje.

Krahas ndryshimeve në martesa, statistikat tregojnë edhe rënie të numrit të lindjeve.

Advertisement

Në tremujorin e fundit të vitit 2024 kanë lindur 3968 fëmijë, me një rënie prej 4,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i vdekjeve është 5174, nga të cilët 10 janë foshnje, që paraqet një rënie prej 1,0% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.

Rritja negative natyrore, e cila në këtë tremujor arriti në -1206, tregon për vazhdimin e ndryshimeve demografike që mund të kenë pasoja të rëndësishme social-ekonomike në të ardhmen.

The post ESHS: Në RMV rritet numri i divorceve dhe ulet numri i martesave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy