Enti Shtetëror i Statistikave nëpërmjet një kumtese për media informon se në tre ditët e fundit regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave bëhet me intensitet të shtuar.
Nga ESHS thonë se në rajonet më të vogla është duke përfunduar regjistrimi, dhe tashmë bëhen kontrollet e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në zona të caktuara urbane, intensiteti i regjistrimit po rritet, përfshihen regjistruesit shtesë në mënyrë që çdo familje të vizitohet dhe askush të mbetet pa regjistruar”.
“Enti Shtetëror i Statistikave qëndron në dispozicion me të gjitha potencialet, në mënyrë të vazhdueshme dhe sipas afateve të përcaktuara të parashikuara në Ligjin për Regjistrimin”, thonë nga ESHS.
Ndryshe, sot ata njoftuan se sipas të dhënave të fundit janë regjistruar gjithsej mbi 1.7 milionë qytetarë./Telegrafi/
The post ESHS: Në mjediset urbane është rritur intensiteti i regjistrimit, në rajonet e vogla bëhen kontrollet përfundimtare appeared first on Telegrafi.