ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) regjistroi një rritje prej 26 përqind të vdekshmërisë në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, njofton “360 shkallë”.

Vitin e kaluar, 25.775 njerëz vdiqën në vend, ndërsa në vitin 2019 numri i të vdekurve është 20.466 njerëz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të ESSH-së, numri i vdekjeve të meshkujve është më i lartë – 13,914 ose 54 përqind. Numri i vdekjeve të foshnjave është 108 dhe pjesa e tyre në numrin e përgjithshëm të vdekjeve është 0.4% për 100 vdekje.

Mosha mesatare e vdekjeve të meshkujve është 71.6 vjet, gjegjësisht 75.3 vjet për femrat.

Advertisement

Sipas muajit të vdekjes, shumica e rasteve janë në nëntor (3,847), kur vala e dytë e pandemisë Covid-19 arriti kulmin në fillim të vitit 2020.

Sipas ESHS, Covid-19 është shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në vitin 2020. Si në vitet e mëparshme, pjesa më e madhe kanë vdekur nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, në 41.6% të rasteve. Shkaku tjetër janë neoplazmat me 15.2%, pasuar nga vdekjet për shkak të Covid-19 – me 10.9%.

Te 5.8% e rastet shkaku i vdekjeve janë sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes, ndërsa të vdekurit në të cilët shkaku i vdekjes janë sëmundjet endokrine, ushqyese dhe metabolike janë të pranishme te 5.3%, ndërsa te 3.7% e rasteve shkaku i vdekjes është sëmundjet e sistemit nervor. Shkaqe të tjera të vdekjes janë më pak të zakonshme./Telegrafi/

Advertisement

The post ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy