Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave indeksi i pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në dhjetor 2020, krahasuar me dhjetorin e 2019, u rrit për 5.4 përqind dhe ka arritur shumë e 28.294 denarë.

Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në veprimtarinë të informacioneve dhe komunikimeve (15.5%), miniera dhe gurore (10.5%) dhe shëndetit dhe mbrojtjes sociale (10.0%).

Rritja më e madhe në pagën mesatare mujore të paguar neto për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës, u regjistrua në informacione dhe komunikime (14.4%), aktivitete financiare dhe siguruese (12.5%) dhe miniera dhe gurore (10.6%)./Telegrafi/

The post ESHS-Maqedoni: Rritet paga mesatare për 5.4 përqind appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";