ESHS-Maqedoni: Numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur për 0.2%

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në fillim të vitit shkollor 2024/2025, në shkollat ​​e rregullta fillore në vend janë të regjistruar 180.627 nxënës, që paraqet një rënie prej 0.8 për qind krahasuar me vitin paraprak shkollor.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, edhe numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur për 0.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim të vitit 2024/2025 në shkollat ​​e mesme kishte 67.143 nxënës.

Në shkollat ​​fillore, në fillim të vitit 2024/2025 kanë qenë gjithsej 180.627 nxënës, ndërsa vitin e kaluar shkollor numri i nxënësve ka qenë 182.124.

Edhe pse numri i nxënësve në shkollat ​​fillore është zvogëluar, ka pasur rritje të numrit të mësimdhënësve. Vitin e kaluar shkollor kanë qenë 18.831 mësues, ndërsa këtë vit numri ka shkuar në 19447./Telegrafi/

Advertisement

The post ESHS-Maqedoni: Numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur për 0.2% appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy