![](https://www.struga.info/wp-content/uploads/2020/04/north-macedonia-map.gif)
Enti Shtetëror i Statistikës sot ka publikuar të dhënat që tregojnë se në dhjetor janë lëshuar 287 leje për ndërtim, që është dy për qind më pak se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
Vlera e parashikuar e objekteve është 4.954.058 mijë denarë, që është për 22,6 për qind më pak se periudha e njëjtë e vitit të kaluar.
Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 175 janë të destinuara për ndërtim të lartë, 48 për objekte të ndërtimit të ulët dhe 64 për objekte për rindërtim. Është planifikuar ndërtimi i 705 apartamenteve, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 59.557 m2.
Personat fizikë janë investitorë në 157 objekte, ndërsa në te 130 objekte investitorë janë persona juridik./Telegrafi/
The post ESHS-Maqedoni: Në dhjetor janë lëshuar 287 leje për ndërtimi appeared first on Telegrafi.