ESHS Maqedoni: Mos pranoni regjistrues pa legjitimacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në gjithë komunat e vendit procesi i regjistrimit të popullsisë po zhvillohet pa probleme. 5000 regjistrues që në orën 8.00 të mëngjesit kanë dalë në terren duke shkuar shtëpi më shtëpi për të kryer operacionin statistikor.

Në Çair regjistruesit thanë se nuk kanë hasur në dyer të mbyllura, ndërsa procesi po zhvillohet sipas parashikimeve.

Përfaqësuesit e Entit Shtetëror të Statistikës se qytetarët duhet të ndjehen të sigurt dhe se të dhënat e tyre personale nuk do të keqpërdoren.

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare si dhe banesave në çdo shtet në botë por edhe tek ne bëhet vetëm për qëllime statistikore. Nuk ka të bëjë asgjë me politikën ky proces dhe nuk ka të bëjë asgjë me të dhëna individuale. Çdo e dhënë që do të mblidhet në procesin e regjistrimit do të përdoret vetëm për qëllime statistikore dhe do të publikohen vetëm të dhëna të agreguara, të përpunuara, nuk do të publikohet asnjë e dhënë individuale me çka do të ju rrezikohej privatësia e njerëzve apo çfarë do qoftë. Nuk ka politikë asnjë pikë në këtë proces”, tha për Alsat, Bekim Berisha nga Enti i Statistikës.

Advertisement

Nga Entit Shtetëror i Statistikës kanë apeluar qytetarët që të kenë kujdes dhe mos bien pre e keqpërdorimeve të ndryshme, dhe të mos japin të dhëna nëse në derën e tyre paraqitet regjistrues pa legjitimacion.

 

The post ESHS Maqedoni: Mos pranoni regjistrues pa legjitimacion appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy