Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me muajin paraprak, është 99.9, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 99.0.

Ulje e indekseve të kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur te frutat e freskëta me 2,7%, vaji me 1,7%, perimet e freskëta përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë 1.3% dhe qumështi me 0.4%.

“Gjithashtu, ulje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur në transportin ajror të pasagjerëve me 34.8%, aranzhimet turistike me 7.1%, produktet shtëpiake – jo të qëndrueshme me 0.8%, materialet e tjera të printuara me 0.4%, pjesët e këmbimit dhe aksesorët për mjetet e transportit vetjak për 0.3%, mjetet e vogla dhe aksesorët e tjerë për 0.2%”, thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Statistikave.

Rritje të indekseve të kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me muajin paraardhës, është vërejtur te pijet alkoolike me 2.3%, vezët me 2.0%, vera me 1.9%, djathi dhe gjiza me 1.2%, mishi, sheqeri, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 1,0%, kafe, çaj, kakao me 0,9%, peshk dhe prodhime deti me 0,7%, bukë dhe drithëra me 0,6%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post ESHS-Maqedoni: Kostoja e jetesës në shtator, më e lartë se muajin e kaluar appeared first on Telegrafi.