
Enti Shtetëror i Statistikave në RMV njofton se inflacioni i matur me indeksin e kostos së jetesës në gusht 2024, krahasuar me korrikun 2024, është 0.5%.
Rritja e inflacionit në gusht 2024, krahasuar me korrikun 2024, është rezultat i rritjes së kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: ushqime dhe pije joalkoolike me 1.2%, rekreacion dhe kulturë me 1.1%, shëndetësi me 0.8%, restorante dhe hotelet me 0,7%, banesat, uji, rryma, gazi dhe lëndët djegëse të tjera me 0,6%, mobiliet, sendet shtëpiake dhe mirëmbajtja e amvisërisë, komunikimet me 0,5%, pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët me 0,1%.
Në gusht 2024, krahasuar me korrikun 2024, është vërejtur një rënie e kostos së jetesës në grupet e mëposhtme: transport me 2.2%, veshje dhe këpucë, mallra dhe shërbime të ndryshme me 0.3%.
Kostoja e jetesës në grupin e arsimit mbetet në të njëjtin nivel me muajin e kaluar.
Indeksi i çmimeve me pakicë në gusht 2024, krahasuar me korrikun 2024, është 100.5.
Indeksi i kostos së jetesës në gusht 2024, krahasuar me gushtin 2023, shënoi rritje prej 2.2%, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.0%.
The post ESHS-Maqedoni: Indeksi i çmimeve me pakicë rritet për 3% appeared first on Telegrafi.