
Mbipopullimi, investimet e pamjaftueshme në infrastrukturë, mbikëqyrja e paplotë me video mbikëqyrje, mungesa e personelit mjekësor dhe pajisjet joadekuate teknike ndikojnë negativisht në sigurimin e kushteve humane për personat e privuar nga liria. Përveç kësaj, zbatimi i kufizuar i masave të provës dhe mbështetja e pamjaftueshme postpenale zvogëlojnë efektivitetin e risocializimit, ndërsa mbikëqyrja e parregullt vë në pikëpyetje respektimin e rekomandimeve për përmirësimin e situatës, janë konkluzionet kryesore të revizionit të performancës të kryer në temën “Reforma e sistemit penitenciar” nga Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR).
Në revizionin theksohet se zhvillimi i pamjaftueshëm i provës në sistemin e drejtësisë me qëllim zbatimin e masave të përshtatshme dhe të qëndrueshme për riintegrimin e autorëve në bashkësinë ndaj të cilëve ushtrohen masa alternative dhe shqiptimi i pamjaftueshëm i masave të provës nga organet kompetente ndikon negativisht në arritjen e qëllimit themelor të probacionit dhe uljen e popullatës së burgut.
“Me revizionin e kryer dhe metodologjinë e aplikuar të revizionit, provat e mbledhura të revizionit, ne kemi fituar siguri të arsyeshme se aktivitetet e ndërmarra nga institucionet kompetente nuk kontribuojnë plotësisht në përmirësimin dhe humanizimin e sistemit për ekzekutimin e sanksioneve dhe reformave në sistemin penitenciar”, shprehen nga ESHR-ja.
Kushtet materiale në institucione ose departamente të caktuara në institucione dhe mbipopullimi, shtojnë, nuk kontribuojnë në sigurimin e kushteve humane të akomodimit, të parashikuara në standardet ndërkombëtare në terren, respektimin e personit dhe dinjitetit të personave të privuar nga liria.
“Prolongimi i periudhës së investimeve për ndërtimin e objekteve nga Segmenti 2 në Burgun e Idrizovës në kuadër të Projektit “Rindërtimi i sistemit penitenciar në Republikën e Maqedonisë së Veriut” filloi në vitin 2010, kryesisht si rezultat i mjeteve të pasiguruara buxhetore për zbatimin e projektit, por edhe zbatimi i parakohshëm dhe jo i plotë i vëzhgimeve dhe rekomandimeve të BRSE-së, nuk kontribuon në rritjen e kapaciteteve akomoduese dhe përmirësimin e kushteve”, thuhet në revizionin e ESHR-së.
Për shkak të mungesës së burimeve financiare, shtoi ai, institucionet nuk mund të planifikojnë aktivitete, ndërsa aktivitetet e planifikuara mund të zbatohen dhe të shlyejnë detyrimet e viteve të kaluara.
“Institucionet kanë mungesë të pajisjeve të sigurisë, nuk është krijuar koncept i unifikuar për mbikëqyrjen vizuale-elektronike dhe mirëmbajtjen e video mbikëqyrjes, dhe as nuk kanë parashikuar detyrim të përpilojnë projekte/plane për përcaktimin e të gjitha pikave kryesore të rrezikut, numrin dhe llojin e kërkuar të kamerave, vendin e instalimit të kamerave për video mbikëqyrje, e në bazë të analizës paraprake të përpiluar nga ekspertë të fushës. Për shkak të numrit të pamjaftueshëm të anëtarëve të policisë së burgjeve, shpenzimet e orëve shtesë janë rritur, ndërsa paditë nga policia e burgjeve për punë më të gjatë se orari i plotë dhe shtesat e tjera të pagave kontribuojnë në rritjen e shpenzimeve gjyqësore dhe pagesave sipas aktvendimeve ekzekutive”, thuhet në revizionin.
Theksohet se kujdesi i plotë shëndetësor nuk u ofrohet personave të privuar nga liria për shkak të personelit të pamjaftueshëm mjekësor dhe mungesës së të dhënave të përditësuara për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor çon në mospërmbushjen e së drejtës për sigurim shëndetësor të personave që vuajnë dënimin me burg dhe masën arsimore në një institucion edukativo-përmirësues.
“Specifikimi teknik për furnizimin me ushqime nuk është i unifikuar, prandaj institucionet individuale kanë ushqim më të larmishëm se institucionet e tjera, si dhe dallime të konsiderueshme në çmimet e artikujve ushqimorë midis institucioneve. Metoda e përcaktuar e trajtimit dhe ndihmës postpenale për të dënuarit nuk siguron risocializimin dhe përshtatjen sociale të tyre në shoqëri. Në INP benefite përfitojnë të gjithë të dënuarit të cilëve këtë ua lejon grupi i trajtimit, nëse ndaj tyre nuk është ndërmarrë asnjë masë disiplinore, pavarësisht se çfarë rezultatesh arrijnë në angazhimin në punë”, konstaton revizioni.
Theksohet se institucionet nuk janë të pajisura sa duhet me instruktorë të cilët mund të ushtrojnë trajnime profesionale të personave të dënuar, ndërsa nuk kanë në
dispozicion numër të mjaftueshëm edukatorësh për zbatimin e masave të trajtimit. Nuk është zbatuar asnjë proces arsimor për të dënuarit dhe fëmijët në SHEP.
“Jashtë institucioneve janë angazhuar rreth 8 për qind e personave të dënuar, për të cilët nuk sigurohet kontroll i plotë mbi punën. Ka një përqindje të ulët të përdorimit të ndihmës postpenale, e cila është një nga shkaqet e mundshme të recidivizmit në INP”, bëhet e ditur në revizionin.
Konkludohet se në periudhën e viteve 2021-2024, nuk është kryer mbikëqyrje e rregullt e punës së të gjitha institucioneve nga Drejtoria e Ekzekutimit të Sanksioneve, si dhe nuk është kryer mbikëqyrje kontrolluese, e cila mund të çojë në mosrespektim nga institucionet ndaj vërejtjeve dhe afateve të dhëna të përmendura në rendin e mbikëqyrjes së rregullt dhe largimin e tyre me kohë.
Qëllimi i revizionit, i zbatuar në përputhje me Programin vjetor të punës së ESHR-së për vitin 2024, ishte që t’i jepet përgjigje pyetjes “A kontribuojnë veprimet e ndërmarra nga institucionet kompetente në përmirësimin dhe humanizimin e sistemit për ekzekutimin e sanksioneve dhe reformave në sistemin penitenciar” dhe të jepte rekomandime për marrjen e masave për përmirësimin e situatës.
The post ESHR: Kushtet e papërshtatshme të burgjeve, mbipopullimi dhe mungesa e personelit mjekësor, ndikojnë negativisht tek personat e privuar nga liria appeared first on Telegrafi.