Erë e fortë në Shkup, rrëzohen pemë dhe dëmtohen disa shtëpi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pemë të rrëzuara, makina të dëmtuara, çati të dëmtuara janë pjesë e dëmeve të shkaktuara nga stuhia e mesditës me erë të fortë që goditi disa pjesë të Shkupit.

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën me dije se në 112 janë raportuar për 16 pemë të rrëzuara, tre automjete të dëmtuara, shtatë kabllo të shkëputura nga shtylla, tre çati të dëmtuara.

Në bulevardin “Kliment Ohridski” dhe “Brigada e Tretë Maqedonase”, si dhe në rrugët “Jurij Gagarin” dhe “Brigada e Dymbëdhjetë Maqedonase”, në afërsi të Pishinës Ushtarake në rrugën për në kazermë dhe në lagjen Sopishtë, ka pasur dru të rrëzuar.

Nga lagjja Karposh, siç informojnë nga QMK-ja, është raportuar për një çati të rrëzuar nga një shtëpi private në rrugën “Jurij Gagarin”. Era e fortë e sotme vjen disa ditë pas vërshimeve që kapluan Shkupin dhe Tetovën./Telegrafi/

Advertisement

The post Erë e fortë në Shkup, rrëzohen pemë dhe dëmtohen disa shtëpi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy