Enver Pajaziti kandidat i pavarur për Komunën e Bërvenicës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Enver Pajaziti kandidat i pavarur për Komunën e Bërvenicës

Kryetari aktual i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për Bërvenicën.

Këtë informacion e bëri të ditur vetë Pajaziti, duke falemnderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë deri më tani.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Bërvenicës, Ju falemenderoj nga zemra për përkrahjen Tuaj që ma jepni gjithë këto vite dhe në veçanti TANI me mledhjen e nënshkrimeve për mandatin e ardhshëm për kryetar të komunës së Bërvenicës si kandidat i pavarur 2021-2025, kjo përkrahje masovike edhe më shumë forcon vendimin e drejt dhe bindjen time që kam marë për tu kandiduar si kandidat i pavarur për kryetar komune. Numri i nevojshëm i nënshkrimeve u arit dhe deri tani janë tubuar afro 200 nënshkrime (numri i nevojshëm për t’u nominuar është së paku 150 nënshkrime)”, (sic) ka shkruar mes tjerash Enver Pajaziti.


Sondazh: A e meriton edhe një mandat kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajaziti?

Advertisement

Enver Pajaziti në zgjedhjet lokale të 17 tetorit do të garojë për mandatin e katërt. Kujtojmë që në zgjedhjet lokale të vitit 2009 u zgjodh kryetar i Komunës së Bërvenicës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 për herë të dytë u zgjodh kryetar i Komunës së Bërvenicës. Ndërsa në vitin 2017 për herë të tretë u zgjodh si kryetar i Komunës së Bërvenicës.

The post Enver Pajaziti kandidat i pavarur për Komunën e Bërvenicës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy