Të gjithë pjesëmarrësit në Zgjedhjet Lokale 2021 janë të obliguar që një ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore, gjegjësisht një ditë para rrethit të dytë të votimit – 30 tetor të këtij viti, të përgatisin dhe deri te Enti shtetëror i auditimit, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të dorëzojnë Raport me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë transaksionale për financimin e fushatës zgjedhore, thekson Enti Shtetëror i Revizionit.
Për këtë, siç thonë, ESHA më 30 tetor do të sigurojë funksionimin e rregullt të Arkivit për pranimin e raporteve nga ora 24:00, dhe në të njëjtën kohë do të sigurojë pranim elektronik në adresën zyrtare të EShR-së: dzr@dzr. gov.mk.
“Theksojmë se Raportin me formularin për donacionet e pranuara në llogarinë transaksionale për financimin e fushatës zgjedhore, pjesëmarrësi në fushatën zgjedhore është i obliguar ta përgatisë në formularin e përcaktuar nga Ministri i Financave, gjegjësisht në pajtim me Rregulloren për formularin, për raportin me specifikimin e shpenzimeve për të hyrat dhe shpenzimet në llogarinë transaksionale për fushatën zgjedhore dhe raportin për donacionet e pranuara në llogarinë transaksionale për financimin e fushatës zgjedhore, theksojnë nga ESHA.
Pjesë përbërëse e kësaj rregulloreje, shtuan ata, është edhe Udhëzimi për plotësimin e formularit të raportit.
“Subjektet politike janë të obliguara që këto raporte t’i publikojnë në ueb-faqet e tyre, theksojnë nga ESHA.
The post Enti i Revizionit në Maqedoni: Deri më 30 tetor pjesëmarrësit në zgjedhje të dorëzojnë raporte për donacionet appeared first on Telegrafi.