Futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi dhe Aleksandar Trajkovski si dhe trajneri Bllagoja Milevski do të kenë pasaportë diplomatike të Maqedonisë së Veriut.
Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili theksoi se kjo edhi nga, siç e quan ai, goli historik dhe fitores së madhe ndaj Italisë.
“Sot, në ora 11:00 në MPJ do të vinë dy futbollistë dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses sonë të cilëve do t’u jepen pasaporta diplomatike për shkak të rezultatit me golin e shënuar të Trajkovsit, Enis Bardhit dhe Bllagoja Milevski, sepse ata sot janë ambasadorët tanë më të rëndësishëm dhe meritojnë pasaportën diplomatike”, tha Osmani
Kujtojmë se Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut të enjten mposhti Italinë, ndërsa gjatë ditës së martë pritet të ketë ndeshje të vështirë me Portugalinë./Telegrafi/
The post Enis Bardhi merr pasaportë diplomatike të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.