Ende nuk kanë filluar punët për korridoret 8 dhe 10D! Trajanovski: Presim deri në Vitin e Ri “Behtel & Enka” të dalin në terren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Koce Trajanovski, tha se konsorciumi Behtel dhe Enka ende nuk i ka filluar punimet në korridorin 8 dhe 10D, sepse duhet të bëhet shpronësimi i tokës dhe dislokimi i linjave elektrike të vendosura në trase.

Për këtë shteti do të duhet të sigurojë mjete shtesë në shumën aktuale prej 1.3 miliardë euro.

“Ne jemi duke bërë përpjekje intensive dhe muajin e fundit po bëjmë një përpjekje të madhe sa i përket shpronësimit sepse nëse nuk e zgjidhim shpronësimin nuk mund të hyjnë. Pra hyjnë pasi të pastrohet toka, do të thotë të shpronësohet, kabllot janë dislokuar, ka deminim, edhe projektimi është në kompetencë të Republikës së Maqedonisë dhe nuk është në ato 1 miliard e 300, kështu që po punohet intensivisht që të jetë në gjendje që sa më shpejt të jetë e mundur Behtel dhe Enka në terren të fillojë punën dhe shpresoj që para Vitit të Ri t’i sjellim në terren”, pohoi Koce Trajanovski, drejtor i N.P. “Rrugët shtetërore”.

The post Ende nuk kanë filluar punët për korridoret 8 dhe 10D! Trajanovski: Presim deri në Vitin e Ri “Behtel & Enka” të dalin në terren appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy