Edhe pas 24 orësh pasi u raportua për zhdukjen e adoleshentes nga Shkupi, 14-vjeçarja Vanja ende nuk është gjetur.
Policia e ka kërkuar gjatë natës, si dhe janë kontrolluar edhe regjistrimet nga kamerat e sigurisë.
MPB njoftoi gjithashtu se janë zhvilluar biseda informative me persona të afërt me të miturën. Ata bënë thirrje që opinioni të jetë i kujdesshëm dhe të mos përhapë dezinformata.
Lajmin për zhdukjen e vajzës së mitur e ka bërë të ditur nëna e saj në rrjetet sociale me një lutje për ndihmë qytetarëve, ndërsa më herët ka denoncuar rastin në polici pasi është njoftuar nga mësuesja e klasës se nxënësja e klasës së nëntë nuk ka qenë në shkollë atë ditë.
Nëna thotë se Vanja në mëngjes para se të dilte nga shtëpia ishte në humor të mirë dhe nuk ka dyshim se vajza ka shkuar diku me dëshirën e saj sepse siç thotë ajo është një fëmijë i qetë dhe i tërhequr në të cilën ka besim të plotë.
Dje vajza kishte veshur pantallona të zeza me xhepa anash, një bluzë të kaltër, një xhaketë të shkurtër dimërore të zezë dhe atlete të bardha Nike me shirit kafe në pjesën e poshtme. Ajo për herë të fundit është parë në lagjen e Shkupit, Debar Malo, rrugës për në Pestaloci./Telegrafi/
The post Ende nuk ka gjurmë nga 14-vjeçarja e zhdukur në Shkup, policia vazhdon me kërkimin appeared first on Telegrafi.