Tre nga vendet e rajonit janë për hapjen e kufijve pa pengesa, dhe për dy të tjerat ende pritet përgjigje.
Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi janë për hapje të kufijve, dhe po ashtu pritet përgjigje nga Serbia dhe Bullgaria.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se ministrat e Shëndetësisë të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi kanë dhënë pëlqimin për hapjen e kufijve.
Në Greqi deri më tetor është ndaluar udhëtimi edhe në tranzit, ndërsa i njëjti vendim mund të vazhdohet edhe për dy javët e ardhshme.
Advertisement
Ndryshe, për 24 orët e fundit në Maqedoni ka pasur thuajse 200 raste të reja me COVID-19./Telegrafi/
The post Ende nuk dihet nëse do të hapen kufijtë e Maqedonisë me vendet e rajonit appeared first on Telegrafi.