Albana Zhuta nuk i ka plotësuar kushtet për ushtruese detyre drejtoreshë në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi” në Strugë, përkatësisht nuk është emëruar nga radhët e të punësuarve, nuk ka pasur provim të kaluar për drejtor dhe certifikatë adekuate për njohje të gjuhës angleze, tregoi raporti i Inspektoratit shtetëror të arsimit i bërë në gusht të vitit 2024.

Këtë e tha Violeta Xhudeska, inspektore arsimore nga Struga e cila e ka bërë mbikëqyrjen në shkollë, në cilësinë e dëshmitares në seancën e sotm gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për vendosje të paligjhme të drejtorit në shkollën fillore “Vëllezërit Milladinovi”.

Pas konkursit të shpallur publik nga ana e Komunës për drejtor të shkollës, Zhuta ishte propozimi i vetëm nga këshilli shkollor dhe kryetari i komunës solli vendim për emërimin e saj. Në pajtim me ligjin nëse në konkures nuk paraqitet ndonjë person që i përmbushë kushtet për drejtor, mund të zgjedhet personi, por në afat prej një viti nga dita e emërimit të japë provimin për drejtor dhe për certifikatë.

Zhuta, e cila e shfrytëzoi mundësinë ligjore për përkthyes nga gjuha shqipe në gjykim, në cilësinë e dëshmisë së vet theksoi se ishte punësuar në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” si profesoreshë e gjuhës shqipe, prej ku është zgjedhur për u.d. drejtoreshë në SHF “Vëllezërit Milladinovi” pa konkurs, në konsultim me kryetarin e komunës Merko dhe ministrin e atëhershëm të Arsimit, Jeton Shaqiri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryetari i komunës Merko u deklarua se nuk ndjehet fajtor për këtë rast.

Paraprakisht në Gjykatën e Strugës ishste shtyrë seanca kundër Merkos për emërim të paligjshëm të drejtorëve në shkollat në Ladorisht, Labënisht dhe Podgorcë, për shkak të mosparaqitjes së dëshsmitarëve, pa, sipas gjykatësit Jordan Jovanov, shkaqe të arsyehsme. Sipas tij, në seancën e ardhshme ata do të sigurohen me asistim policor.

Për shtyrjen e seancës gjyqësore rreth lëndës për Egzona Shej, për emërim të paligjshëm si drejtoreshë në shkollën fillore “Zini Hani” në Veleshtë, e cila ngarkohet edhe për falsifikim të diplomave, gjykatësi tha se ishte për shkaqe shëndetësore të mbrojtësit, i cili parashtroi dokumentacion adekuat mjekësor për gjendjen e tij.

Kundër tij janë nëntë aktakuza për punë të pandërgjegjshme në shërbim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Emërimi i paligjshëm i drejtorit në SHF “Vëllezërit Milladinovi”, Merko në gjykatë: Nuk ndihem fajtor appeared first on Telegrafi.