Ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, pas heqjes së marzhës për tregtarët. Deputeti i kësaj partie, Elmi Aziri, sot në konferencë për shtyp tha se “Qeveria po rrjep dhe zhvat qytetarët në kohë krize”.

Aziri thotë se Qeveria duhet të pranojë propozimin e ASh-së për uljen e TVSH-së dhe akcizës.

“Urgjentisht kjo qeveri duhet ti pranojë propozimet e ASH të bëra publike që nga koha e para aplikimit të masave antikrizë, e ato masa janë, ulje e TVSH nga 18 % në 5% , ulja e akcizës për benzinën nga 22,00 denarë në 15 denarë dhe për dizelin nga 15,50 denarë në 9,00 denarë, si dhe uljen e marzhës së tregtimit dhe skladimit nga ana e operatorëve të shitjes me pakicë në vlerën fikse prej 3 denarë”, deklaroi mes tjerash Elmi Aziri./Telegrafi/

The post Elmi Aziri: Qeveria po i zhvat qytetarët, të pranohen propozimet e ASH-së për çmimet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";