Sigurisht me formimin e Qeverisë së re, fokusi kryesor do të jetë ekonomia vendore dhe forcimi i mbështetjes deri në rimëkëmbjen e bizneseve pas Pandemisë me virusin Covid 19. Me masat e deritanishme të tre muajve me mbështetje financiare prej 14.500 denarë për pagat e biznesit kemi arritur të ruajmë mbi 140.000 vende pune, së bashku me kredi pa interes përmes Bankës për Zhvillim si dhe masa të kartelave pagesore dhe kuponave për qytetarët, kthimi me kohë i TVSH-së nga fillimi i Janarit deri në Korrik u kthyen mbi 229 milion euro, të gjitha këto dha një efekt pozitiv në biznes dhe konsum. Masat e reja do të duhet të instalohen më së voni deri në shtator të këtij viti, thotë kështu zëvendësministrja e financave, Shiret Elezi.
Kujdesi dhe masat në kohë për të ruajtur vendet e punës, për të shpëtuar kompanitë dhe ekonominë në përgjithësi janë konfirmuar. Konkretisht në Maj, me masën e ndihmës financiare prej 14.500 denarë për punëtorë, 19.956 punëdhënësve u mbështetën me 1.7 miliard denarë, duke paguar kështu 118.069 të punësuar. Me të njëjtën masë, me 86.8 milion denarë, u mbështetën 5.985 persona të vetëpunësuar.
Ndërkohë, masa e subvencionimit të kontributeve në rast emergjence në Maj mbështeti 2.463 kompani. Për të siguruar një mbështetje më të madhe për qytetarët dhe kompanitë gjatë krizës së koronës, ne si Qeveri vendosëm që masa për mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punëtorë për pagesën pagës të vazhdojë deri në Qershor, sqaron më tej Elezi.
Për muajin Qershor, deri më tani janë aprovuar 19.202 aplikime dhe pagesa është bërë për ndihmë financiare për 17.905 ndërmarrje me 101.148 të punësuar. Ndihma financiare e aprovuar deri më tani, për muajin Qershor, arrinë në 1,404.470.647 denarë, pra për tre muaj mbi 76 milion euro janë paguar për kompani dhe operatorë të pavarur dhe kthimi i TVSH-së mbi 229 milion euro.
Aktiviteti ekonomik pritet të bjerë me 3.4% në vitin 2020. Efektet e krizës në ekonomi, sipas skenarit bazë, pritet të jenë më të mëdhaja në tremujorin e dytë të vitit. Në tremujorin e tretë, tkurrja e aktivitetit ekonomik pritet të ngadalësohet, ndërsa në tremujorin e katërt pritet një rimëkëmbje graduale e ekonomisë, thekson më tej zëvendësministrja Elezi.
Rimëkëmbja ekonomike, e cila parashikohet të fillojë në tremujorin e fundit të vitit 2020, pritet të vazhdojë me një ritëm të përshpejtuar gjatë vitit 2021, me rritjen ekonomike të parashikuar në 4.8% nga MF, nga Banka Botërore me 3.9% dhe nga FMN deri në 7%, me rritjen më të lartë midis vendeve të rajonit.
Ne mbetemi në atë drejtim me akoma më shumë politika dhe masa të reja që do të drejtohen ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe ekonomisë.
The post Elezi: Masa të reja ekonomike do vazhdojnë me Qeverinë e re, për përkrahjen e ekonomisë vendore appeared first on Telegrafi.