Elena Petrova sot zyrtarisht ka marrë pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë e të Ardhurave Publike nga zëvendësdrejtori Mevludin Sinani.
“Elena Petrova është një profesioniste me përvojë pune shumëvjeçare në DAP, e cila në kohën e emërimit ka qenë udhëheqëse e Sektorit të Pagesave dhe Menaxhimit të Borxheve”, kumtuan sot nga DAP-i.
Drejtoresha Elena Petrova deklaroi se agjenda e saj afatgjatë dhe strategjike është transformimi i DAP, krijimi i një “pamje të re” në DAP, një “ambient i ri” për tatimpaguesit, për shërbimet tatimore dhe punonjësit e administratës tatimore.

“Në DAP unë do të inkurajoj një kurs dinamik pune me synimin e digjitalizimit dhe transformimit, për të siguruar që pagesa e taksave dhe shërbimet nga DAP-i të jenë barrë sa më e vogël e mundshme administrative, ndërsa sa më shumë që të jetë e mundur ato të ndërtohen “natyrshëm” në sistemet e biznesit të kompanive dhe “arritje të afërt”, deklaroi Petrova.
Duke iu drejtuar tatimpaguesve, Petrova theksoi se do ta kultivojë bashkëpunimin me tatimpaguesit përmes rrjeteve për bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe debat të hapur për të gjitha sfidat e përbashkëta në pagimin e taksave dhe realizimin e të drejtave tatimore.
“Tatimpaguesit nuk do të kenë burokratë që do të veprojnë nga pozicioni i pushtetit por një administratë e cila siguron informacion lehtësisht të kapshme, mjete të thjeshta dhe asistencë të drejtpërdrejtë që do të dërgojnë në pagimin e saktë të detyrimeve tatimore dhe ushtrimin e lehtë dhe të shpejtë për të drejtat e tyre”, theksoi ajo.
Drejtoresha e re e DAP-it do të angazhohet për bashkëpunim intensiv me organizatat ndërkombëtare, publikun ekspert, median dhe aktorë të tjerë, me qëllim arritjen e një ndikimi pozitiv, rritjen e ndërgjegjësimit tatimor dhe moralit tatimor në shoqëri përmes përpjekjeve të përbashkëta.
Petrova njoftoi dhe një luftë të pakompromis kundër mospaguesve dhe evaziuesve fiskal dhe mashtrimeve kriminale tatimore, si dhe përgjegjësi dhe dënime për këdo që dëmton paratë publike për shkak të përfitimit të paligjshëm të përfitimit të pasurisë personale.
The post Elena Petrova merr postin e drejtoreshës në DAP appeared first on Telegrafi.