Eksporti është ulur për 5.7 përqind, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në vend, në periudhën janar-gusht të këtij viti, është 5,190,2 milionë euro dhe shënon rënie prej 5,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vlera e mallrave të importuara është 7,341,3. milionë euro që është 0.6 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në periudhën janar – gusht 2024, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, vendi ka bërë më shumë tregti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Kinën dhe Serbinë.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), deficiti tregtar është 2,151,2 milionë euro, ndërsa mbulimi i importeve me eksporte është 70,7 për qind.

“Këmbimi tregtar sipas produktit tregon se peshën më të madhe të eksporteve e zënë katalizatorët mbi transportuesit me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, kompletet e telave të ndezjes etj, për automjetet, avionët ose anijet, pjesët e sediljeve të nëngrupit 821.1 dhe katalizatorët e tjerë në transportues. Vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç të papërpunuar), metalet e tjera të grupit të platinit dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinit, të papërpunuara ose në formë pluhuri, dhe mjete të tjera motorike”, thonë nga ESHS.

Advertisement

The post Eksporti është ulur për 5.7 përqind, Maqedonia më shumë ka tregtuar me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy