
Ka mbërritur para pak minutash në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama u prit zyrtarisht nga zv. kryeministri Artan Grubi.
Programi i vizitës së Ramës në Maqedoninë e Veriut parasheh një takim kokë më kokë me kryeministrin e vendit, Dimitar Kovaçevski dhe më pas takim mes delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas takimit mes delegacioneve është paraparë drekë e përbashkët, ndërsa më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës, për të realizuar takim fillimisht me presidenten, Vjosa Osmani e më pas me kryeparlamentain Glauk konjufca.
Advertisement
The post Edi Rama arriti në Shkup, pritet nga Artan Grubi appeared first on Telegrafi.