Tre persona të tjerë nga zjarri në Koçan do të trajtohen në Turqi, njoftoi pasditen e sotme ambasada turke. Tre të rinj janë transportuar sot me avion në spitalin “Çam i Sakura” në Stamboll.

Ambasadori turk në vend Fatih Ulusoy i shoqëroi të lënduarit në Aeroportin Ndërkombëtar, pas nisjes së tyre nga Shkupi.

Në Turqi aktualisht po trajtohen 12 persona të lënduar. Nga këto, gjysma janë në spitalin “Çam i Sakura” në Stamboll, ndërsa gjysma tjetër në spitalin “Bilkent Şehir” në Ankara.

Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe kryenegociatori me BE-në, Mehmet Kemal Bozaj, i shprehu ngushëllimet mbarë popullit të Maqedonisë së Veriut për jetët e humbura në ngjarjen tragjike në Koçan.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Edhe tre të lënduar të tjerë nga zjarri në Koçan do të mjekohen në Turqi appeared first on Telegrafi.