Edhe tre pacientë, të lënduar në zjarrin që ka ndodhur më 16 mars në Koçan, janë dërguar nga Qendra klinike universitare e Serbisë në Qendrën klinike universitare Nish.
Dy burrat dhe një grua janë dërguar nga QKUS në QKU Nish dhe trajtimin do ta vazhdojnë në Repartin e Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive.
“Gjashtë të lënduar në atë ngjarje tragjike aktualisht janë shtruar në Qendrën Klinike Nish. Katër burra dhe një grua janë në repartin e Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive, ndërsa një pacient është ende në repartin për Kujdes intensiv të Klinikës për anestezion dhe terapi intensive”, njoftojnë nga Qendra Klinike në Nish.
The post Edhe tre të lënduar nga zjarri në Koçan janë dërguar në Qendrën klinike universitare në Nish appeared first on Telegrafi.