Edhe sot u protestua kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në RMV

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me një bllokadë 30 minutëshe të auto udhës Tetovë-Shkup, qytetarët e rajonit të Pollogut e realizuan protestën e tretë të radhës kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike në vend.

Protestuesit u mblodhën afër Monopolit, e më pastaj filluan marshimin e tyre dhe lëvizjen me vetura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rreth orës 17 e 30 qytetarët bllokuan mbikalimin për në fshatin Trebosh.

Me këtë rast, protestuesit kërkuan nga Komisioni Rregullator që ta shfuqizojë vendimin dhe ta ulë çmimin për 46%. Ata kërkuan edhe heqjen e monopolit të shërbimeve që tani për tani e ka kompania EVN. Ata kërkuan edhe përmirësim të sjelljes së EVN-së ndaj harxhuesve.

Advertisement

Si kërkesë tjetër është edhe shfuqizimi i Komisionit Rregullator, ndërkaq kërkohet edhe formimi i një komisioni që do të shqyrtojë cilësinë e shërbimeve./Telegrafi/

*Foto Ilustrim

The post Edhe sot u protestua kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në RMV appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy