Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.306 testime për coronavirus, ndërsa 438 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-200, Kumanovë-21, Dibër-1, Shtip-17, Prilep-13, Tetovë-27, Veles-7, Manastir-18, Ohër-16, Kavadar-9, Gostivar-2, Gjevgjeli-10, Strumicë-30, Kriva Pallankë-6, Radovish-6, Koçan-15, Probishtip-1, Pehçevë-3, Berovë-2, Vallandovë-3, Vinicë-3, Dellçevë-5, Kratovë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-9, Resnjë-5, Negotinë-5.

Kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë: Shkupi (75, 89 dhe 68 vjeç), Kriva Pallanka (62), Strumica (64) dhe një pacient nga Shtipi (78).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 191 pacientë të shëruar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 22.607, prej të cilëve 16.949 janë shëruar, ndërsa 821 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 4.837./Telegrafi/

The post Edhe sot numër i lartë: 438 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.