Edhe sonte qytetet e Maqedonisë po ngulfaten nga ajri i ndotur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ajri tejmase i ndotur në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar. Tetova qyteti më i ndotur. Dje janë matur 260 mikrogramë të grimcave PM 2.5 më të dëmshme në ajër, që është gjashtë herë më shumë se kufiri normal. Vlera të larta të grimcave të dëmshme ka edhe në Kumanovë, Gostivar dhe Shkup. Sipas Kryetarit të Shkupit Petre Shilegov, ka më pak ditë të ndotura se më parë.

Ditët e ajrit të ndotur nuk mund të zhduken papritmas. Është shumë e rëndësishme në sezonin e ngrohjes, kur ndotja është më e madhe të jemi në gjendje të zvogëlojmë numrin e ditëve të ndotura, e cila është diçka që na ndodh për të tretin vit radhazi. Mesatarisht kemi më pak ditë të ndotura – tha Petre Shilegov, Kryetari i Qytetit të Shkupit.

Ndotja në Karposh, posaçërisht në vendbanimin Zllokuqan ku ka familje që ngrohen me plastikë dhe goma do të zgjidhet. Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, është optimist.

Eventualisht duhet të ketë disa ndryshime ligjore për të thjeshtuar sanksionimin e të gjithë atyre, që në të ardhmen do të nxehen me lëndë djegëse të ngurta, ose fosile, ose në amvisëritë e tyre. Ndërsa jashtë në hapësirë të hapur publike, jam i bindur se situata do të fillojë të përmirësohet me rrjetëzimin e inspektorateve midis inspektorateve komunale dhe të qytetit – u shpreh Stefan Bogoev, Kryetar i Komunës së Karposhit.

Advertisement

Në Karposh nuk është problem vetëm ndotja. Në Karposh 1 dhe Karposh 2 po uzurpohen parkingjet nga ata që nuk duan të paguajnë vende parkimi në komunën Qendër. Parkimi zonal që do jetë falas për banorët e lagjes është në fazën finale. Problem të këtillë kanë edhe banorët në Karposh 3 dhe Karposh 4 që nuk munden të gjejnë vende parkimi nga qytetarë që parkohen jashtë qendrës tregtare. Edhe për këto dy lagje mendohet të vendoset parkimi zonal që do vlejë vetëm për ata që nuk jetojnë atje.

The post Edhe sonte qytetet e Maqedonisë po ngulfaten nga ajri i ndotur appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy