Drejtori i deritashëm i ESM-së, me shembull konkret, theksoi se tani, për dallim nga qeverisja e OBRM-PDUKM-së, paguajnë fatura më të lira për rrymë elektrike për shkak të kthimit të tarifës së lirë.

“Çmimi i energjisë elektrike nuk formohet para ose pas zgjedhjeve, kjo është gënjeshtër e OBRM-PDUKM-së. Çmimin e rrymës e formon Komisioni Rregullator për Energjetikë”, Vasko Kovaçevski, drejtor i deritashëm i ESM dhe anëtar i Komisionit për Energjetikë në LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, me kthimin e tarifës së lirë, edhe pse është shtrenjtuar rryma elektrike, qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë fatura më të lira në krahasim me vitin 2017 kur OBRM-PDUKM ishte në pushtet.

“Nëse mesatarisht amvisëritë kanë shpenzuar 250 kilovat, në vitin 2006, ka pasur faturë prej 822 denarë. Në vitin 2017, kur OBRM-PDUKM ikën nga Qeveria, nuk ka tarifë të lirë dhe çmimi mesatar për 250 kilovatë është 1.634, që është thuajse dyfish më shumë. Me LSDM-në në Qeveri dhe realizimin e premtimit tonë për kthimin e tarifës së lirë, për amvisëritë që shpenzojnë 250 kilovat, për shembull 150 në tarifë të shtrenjtë dhe 100 në të lirën, çmimi i ri i rrymës elektrike është 1.309 denarë, përkatësisht 326 denarë më lirë”, tha Kovaçevski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me çmimin e ri të energjisë elektrike, e njëjta familje, sipas Kovaçevskit, do të paguajë 97 denarë më shumë dhe për 250 kilovat do të jetë 1.406 denarë, përkatësisht do të ketë kursim për dallim nga koha e OBRM-PDUKM-së.

Ndryshe, tashmë në Tetovë, Gostivar dhe disa qytete tjera protestohet për të gjashtën herë radhazi kundër shtrenjtimit të rrymës elektike. Edhe OBRM-PDUKM javën e kaluar protestoi kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike./Telegrafi/

The post Edhe pse është shtrenjtuar rryma, Kovaçevski i LSDM-së thotë se faturat e rrymës janë më të lira në krahasim me vitin 2017 appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";