Luftë me zjarre, vërshime, tërmete dhe situata të tjera të rënda, është puna e përditshme e zjarrfikësve të Tetovës. Telegrafi Maqedoni ka qëndruar një ditë në Brigadën Zjarrfikëse të Tetovës, për t’u njohur nga afër me kushtet, si dhe vështirësitë që ata hasin në punë.

Drejtuesi i ri i Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës Avni Ameti, deklaroi se edhe përkundër numri të ulët të zjarrfikëseve që posedojnë, nuk u mungon vullneti dhe dëshira për të ndihmuar qytetarët.

Ameti deklaroi se pas shumë kohësh më në fund është arritur marrëveshje me institucionet kompetente që zjarrfikësit e Tetovës të marrin kompensim financiar të merituar. Ai gjithashtu deklaroi se qytetarët gjithmonë i kanë dalë në ndihmë Brigadës Zjarrfikëse, sidomos mërgimtarët.

“Njësiti Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë ka pasur disa lloje donacionesh nga bashkëqytetarët tanë. Gjithashtu vlen të përmendet se është hera e parë që pas 20 viteve u janë ndërruar gomat automjeteve që i posedojmë ne. Gjithashtu ka dy muaj që zjarrfikësit janë pajisur me rroga që i meritojnë”, tha mes tjerash Avni Ameti.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu na i prezantoi mjetet tjera me të cilat intervenojnë në aksidente trafiku, zjarre në ambiente të mbyllura, si dhe për largimin e gjarpërinjve./Telegrafi/

The post Edhe përkundër kushteve jo të mira, zjarrfikësve të Tetovës nuk u mungon vullneti për punë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";