Edhe pse kanë kaluar më se tre dekada nga shpërbërja i Jugosllavisë, dibranët vazhdojnë ti përdorin në pjesën më të madhe emrat e rrugëve të cilat i takojnë sistemit komunist. Në fillim të viteve të 90-ta, Këshilli i parë pluralist i Dibrës bëri një listë të re të emërtimeve të rrugëve, urave dhe institucioneve, por këto ndryshime që morën dritë jeshile nga pushteti vendor i Dibrës, nuk u miratuan asnjëherë nga Qeveritë e vendit. Për fat të keq, edhe sot e kësaj, dite, përkundër dorëzimit të disa listave me emra të ri, Qeveria qendrore nuk jep dritë jeshile për implementimin e tyre.
Së fundmi, lista me emra të ri e miratuar në Këshillin e Dibrës madje me Badenter, është refuzuar me arsyetim se, në kohë zgjedhjesh, nuk mund të miratojnë kërkesën e pushtetit lokal. Kryetari i Këshillit të Komunës Dibër, Bashkim Mashkulli thotë se edhe lista e re më e fundit që në Këshillin e komunës unanimisht u përkrah nga këshilltarët, tani për tani nuk ka marrë dritë jeshile nga institucionet qendrore. Ai sqaron se në përcaktimin e listës së re të emrave janë respektuar propozimet e qytetarëve, komisioneve të pushtetit vendor, është sjell vendim nga Këshilli duke respektuar edhe Badenterin lokal.
Sipas tij, Dibra nuk duron më emërtimet e ish-Jugosllave. Për fat të keq, shton ai, qytetarët janë të detyruar të përdorin emrat e rrugëve siç janë “JNA”, “Mosha Pijade”, “Vellko Vllahoviq”, “Marshall Tito”… “Këto emra vetëm provokojnë dibranët dhe ata patjetër duhet të ndërrohen”, thotë Mashkulli dhe shton se institucionet kompetente të vendit duhet të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe të miratojnë listën me emra autentik që i takojnë rajonit të Dibrës.
“Në listën të fundit të emrave të ri kemi vendosur emrat të iluministëve dibran, persona të cilët i takojnë historisë së Dibër, emra të pishtarëve të arsimit dhe emra mbarëkombëtarë”, tregon Mashkulli. Nga institucionet qendrore, vijon më tej ai, morëm përgjigje se për këtë listë të re duhet të presim përfundimin e zgjedhjeve lokale meqë sipas Ligjit për zgjedhje, ka një afat të caktuar se kur para zgjedhjeve, institucionet lokale, por edhe qendrore mund të sjellin vendime. “Po ashtu, në mos dhënien dritë jeshile ka ndikuar edhe Regjistrimi i popullatës që është duke u zhvilluar meqë ka ndryshime në adresat të qytetarëve, por shpresoj se pas zgjedhjeve lokale do të realizohen këto ndryshime”, thotë kryetari i Këshillit të Dibrës, Bashkim Mashkulli.
Por, edhe pse duam t’ju besojmë shkaqeve të mos miratimit të listës së re të emërtimeve në Dibër, përsëri mbetet e paqarët mos dhënia e sqarimeve rreth emërtimeve të reja nga ana e institucioneve qendrore. Mundësia për t’u miratuar emërtimet e reja pas zgjedhjeve lokale nuk ka penguar institucionet kompetente qendrore të japin dakordësi për emërtimet e reja. Kjo gjë nuk ka ndodhur. (koha.mk)
The post Edhe pas 30 vitesh pavarësi, në Dibër nuk hiqet dot “Marshall Tito” appeared first on Telegrafi.